Sulmohet një tjetër bankë në Tiranë, thyhen dera dhe xhamat te Myslym Shyri

Sulmohet një tjetër bankë në Tiranë, thyhen dera dhe xhamat te Myslym Shyri

Një tjetër institucion financiar është sulmuar gjatë protestës në Tiranë, këtë herë në zonën e “Myslym Shyrit”. Sipas informacionit të raportuar, protestuesit kanë goditur me shkopinj derën dhe xhamat e bankës, duke shkaktuar dëmtime në hyrje dhe në fasadën e saj. Ky është një tjetër rast i dëmtimit të një banke gjatë protestave në kryeqytet, ku prej disa orësh janë regjistruar përplasje dhe akte vandalizmi ndaj institucioneve dhe pronës private. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të konfirmuara për vlerën e dëmeve materiale apo për persona të shoqëruar në lidhje me këtë incident.