Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ SafeJournalists: Deklarata e Vlorës Hysenit ngre shqetësime për mbikëqyrjen e gazetarëve
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtores së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares investigative Klodiana Lala duke shprehur shqetësim për sigurinë e saj dhe mundësinë e mbikëqyrjes së gazetarëve. Incidenti ndodhi jashtë Gjykatës së Posaçme ku Lala po i drejtonte pyetje Hysenit lidhur me çështjen për të cilën ajo ishte paraqitur në GJKKO. Gjatë komunikimit Hyseni iu drejtua gazetares me një akuzë duke e pyetur “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” SafeJournalists e konsideron deklaratën veçanërisht shqetësuese duke theksuar se Hyseni për shkak të pozicionit të saj të mëparshëm në krye të SHISH ngre pikëpyetje mbi burimin e informacionit për takimet dhe kontaktet e pretenduara të gazetares. Sipas rrjetit, kjo situatë prek privatësinë e gazetarëve...
Burimi:
zeri.ai