Sulmi ndaj ambasadës së Vatikanit, reagon MEPJ: Dënojmë dhunën, Policia të zbardhë ngjarjen!
Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktet vandale në selinë e Nuciaturës Apostolike në Tiranë, godinë që shërben si përfaqësi diplomatike zyrtare e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri. Ishin disa protestues që sulmuan godinën gjatë protestës së zhvilluar dje e shoqëruar me akte të shumta dhune, tensioni dhe përplasjesh me forcat e policisë. Reagimi i Ministrisë së Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare. E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por...
Burimi:
javanews.al