Sulmi me 12 viktima e mbi 300 të plagosur në aeroportin e Riadit, OKB paralajmëron përshkallëzim! Arabia Saudite: Do kundërpërgjigjemi
Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309 të plagosur, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, ka akuzuar rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, për sulmin ndaj terminalit të pasagjerëve në aeroportin e kryeqytetit saudit. Autoritetet e aviacionit civil në Arabinë Saudite kanë konfirmuar bilancin tragjik, duke bërë të ditur se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Mes viktimave është edhe një shtetas amerikan. Operacionet në aeroport u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën vlerësimin e dëmeve. Zëdhënësi i koalicionit saudit, Turki al-Maliki, e cilësoi sulmin ndaj terminalit...
Burimi:
javanews.al