Sulmet ruse me dronë dhe raketa godasin rëndë Kievin, bombardime gjithandej! Paralizohet edhe trafiku, situatë drmatike
Sulmet e intensifikuara ruse me dronë dhe raketa kanë shkaktuar dëme të mëdha në Kiev, duke goditur infrastrukturë kritike dhe duke paralizuar përkohësisht trafikun në një nga urat kryesore të kryeqytetit ukrainas. Një person është vrarë pasi një ndërtesë banimi u godit gjatë natës, sipas shërbimit ukrainas të emergjencave. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, e përshkroi situatën si “shumë dramatike”, duke paralajmëruar se sulmet po dëmtojnë infrastrukturën kritike, logjistikën, banesat dhe objekte të tjera të rëndësishme të qytetit. Ura Pivdenny, një nga arteriet kryesore të transportit mbi lumin Dnieper, është goditur disa herë gjatë dy ditëve të fundit. Sipas autoriteteve, vetëm të premten ajo u godit përsëri nga një sulm me dron, duke e çuar në katër numrin e goditjeve brenda dy ditësh. Si pasojë,...
Burimi:
javanews.al