Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

Shoqata Shqiptare e Bankave ka njoftuar se disa degë bankare dhe bankomate janë dëmtuar gjatë protestave të ditëve të fundit në vend, por kjo sipas saj nuk cenon depozitat e klientëve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat AAB bën të ditur se për shkak të situatës dhe me prioritet sigurinë e klientëve dhe punonjësve, një pjesë e bankave kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh ose me orar të kufizuar, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në ofrimin e shërbimeve. AAB u kërkon klientëve të konsultojnë njoftimet zyrtare të bankave përpara se të paraqiten në degë dhe, kur është e mundur, të përdorin shërbimet bankare digjitale për pagesa dhe transferta. Shoqata thekson se dëmet e evidentuara janë materiale dhe se dëmtimet e ambienteve apo...