Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Të paktën 15 civilë, përfshirë një foshnjë, janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore të ushtrisë së Myanmarit ndaj katër qyteteve në shtetet Rakhine dhe Karenni. Sipas mediave lokale, avionët ushtarakë bombarduan të dielën zona të banuara dhe një strukturë materniteti në qytetet Kyauktaw, Mrauk-U, Pauktaw dhe Kyaukphyu. Media e pavarur “The Irrawaddy” raportoi të hënën se nga sulmet në shtetin Rakhine humbën jetën 12 persona. Ndërkohë, një tjetër sulm ajror ishte regjistruar të shtunën në qytetin Loikaw, në shtetin Karenni, ku një avion ushtarak bombardoi një shkollë. Si pasojë, tre fëmijë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën, teksa ndodheshin në ambientet e shkollës për një program ushqimor gjatë pushimeve. Myanmarit prej vitesh është përfshirë në një luftë civile,...