Sulme në Ngushticën e Hormuzit, përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës
Një anije është goditur nga një predhë teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pas sulmit në mjetin lundrues shpërtheu zjarri dhe ekuipazhi u evakuua. Ngjarja vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm. Arabia Saudite mbylli përkohësisht një tubacion të rëndësishëm nafte pas një sulmi me dron. Tubacioni, i gjatë rreth 1,200 kilometra, transporton miliona fuçi nafte çdo ditë dhe është një nga rrugët kryesore për eksportet saudite. Sulmet dhe pasiguria në rajon ndikuan edhe te tregjet e energjisë. Çmimi i naftës Brent është ngjitur mbi 100 dollarë për fuçi. Për sulmin ndaj tubacionit nuk ka ende një grup që të marrë përgjegjësinë. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund të jetë pas kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, përplasjet mes...
Burimi:
vizionplus.tv