Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C
Një sulm kibernetik ndaj objekteve që përdoren për ruajtjen e mostrave të gjakut në Francë ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e infrastrukturës kritike shëndetësore. Sipas raportimeve të medias franceze Le Canard Enchaîné, hakerët kanë ndërhyrë në sistemet e ftohjes së njësive ku ruheshin mostrat biologjike, duke tentuar të rrisnin temperaturën deri në 110 gradë Celsius. Sulmi dyshohet se ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe së hënës dhe kishte në shënjestër ambiente të administruara nga Institucioni Francez i Gjakut (EFS). Sipas raportimeve, autorët arritën të depërtonin në sistemet e kompanisë Coolworld, e cila mirëmban kontejnerët e ruajtjes së përdorur nga EFS. Objektet e prekura ndodheshin në rajonin Bourgogne-Franche-Comté. Normalisht, njësitë e ruajtjes mbahen në temperaturë rreth minus 30 gradë Celsius për të garantuar ruajtjen...
Burimi:
javanews.al