Sueton Zhugri: E vogla ime, lamtumirë…

Sueton Zhugri: E vogla ime, lamtumirë…

Poezi nga Sueton Zhugri E vërtetë,një ditë do të të humbisja.Do të ishnjë këputje ajri,një thyerje nate,një agim i heshtur. Një ditë do të më humbisjeme puthje pranë lumit të Lanës,rrëmujës së maceve të zezanjë ditë do të të humbisja,ashtu në jerm si ti dhe tokaprej vërteti shpirti do më shqyhej,si një gazetë e vjetërqë ndez një zjarr të ri,që s’është më imi. E vogla ime, zogthi im,merr malli krahëte çmendur të braktisjes,si patat e egra marrin arratinëdrejt tokash të blerta t’mjegulluara. Midis nesh qëndron e munduradhe e pamundura,si një rrugë e shtruar kalldrëmme dhëmbë të shkoqurnga goja e shpresës për tek yjet. Të humba zogdhe goja mu mbyll,siç mbyllen sytë e atij që hedhimpapritur në greminë,të larë, zbardhurnë klor. E vogla ime, lamtumirë…shpirti im...