Suedia kufizon përdorimin e “ChatGPT” dhe “Claude” për zyrtarët qeveritarë

Suedia kufizon përdorimin e “ChatGPT” dhe “Claude” për zyrtarët qeveritarë

Suedia ka bllokuar përdorimin e versioneve të inteligjencës artificiale “ChatGPT” dhe “Claude” përmes shfletuesit të internetit në kompjuterët e punës të punonjësve të administratës qeveritare, raportoi “Euronews”. Masa ka hyrë në fuqi sot, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave konfidenciale. Vendimi prek Zyrat Qeveritare të Suedisë, një strukturë që përfshin zyrën e kryeministrit dhe ministritë. Punonjësit do të orientohen drejt përdorimit të “Microsoft Copilot”, një mjet i inteligjencës artificiale që është shqyrtuar nga autoritetet dhe është miratuar për përdorim në këtë mjedis pune. Sipas autoriteteve suedeze, shqetësimi kryesor lidhet me përdorimin e platformave të inteligjencës artificiale pa marrëveshje të posaçme, që përcaktojnë mënyrën e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave. Futja e informacioneve të ndjeshme në këto...