Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap vlerën e 750 milionë dollarëve
Suedia do të blejë sistemin amerikan të artilerisë raketore HIMARS dhe një sasi të madhe municioni në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë mbi 7 miliardë korona suedeze (afër 750 milionë dollarë). Sipas transmetuesit publik suedez SVT, qeveria miratoi blerjen pas disa vitesh përgatitjesh. Blerja përfshin më shumë se 10 njësi lëshuese dhe municion GMLRS, ndërsa sistemet e para pritet të mbërrijnë në Suedi vitin e ardhshëm. “Kjo i jep ushtrisë suedeze një aftësi që nuk e ka sot, mundësinë për të goditur në distanca dukshëm më të mëdha se aktualisht”, tha Pal Jonson, ministër i Mbrojtjes. Krahas blerjes, kompania suedeze e mbrojtjes Saab dhe prodhuesi amerikan Lockheed Martin të hënën nënshkruan një letër qëllimi për prodhimin në Suedi të raketave PrSM, në një kohë...
Burimi:
vizionplus.tv