Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Suarez me gol dhe asist, Messi feston përgjysmë. Palmeiras rrëmben kreun me përmbysje (video)
38-vjetori i Lionel Messit kishte një shije të ëmbël dhe të hidhur. Inter Miami kaloi në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube, por e bëri si e dyta e Grupit A, pasi u përmbys në fund nga Palmeiras. Verdhëjeshilët, që arritën nga disavantazhi 0-2 në barazimin 2-2 për vetëm 7 minuta, kryesojnë grupin dhe sigurojnë, të paktën në letër, derbin brazilian kundër Botafogos. Leo Messi & CO, ndërkohë, do të përballen me ish-skuadrën e “Pleshtit”, PSG-në. Ndeshja rezultoi e këndshme dhe emocionuese, me të besuarit e Mascheranos që e zhbllokuan rezultatin e bardhë duke u mbështetur te cilësitë...