Stuhia përfshin Roskovecin, pemët bien në rrugë dhe pengojnë qarkullimin e automjeteve
foto ilustrurese ROSKOVEC- Një stuhi e fortë ka përfshirë gjatë mesditës Roskovecin dhe zonat përreth, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Ererat e forta kanë dëmtuar disa pemë, të cilat kanë përfunduar në aksin rrugor Vidhisht-Roskovec, duke krijuar pengesa për drejtuesit e automjeteve dhe duke e bërë më të vështirë lëvizjen në këtë segment. Pas situatës së krijuar punonjës të Bashkisë Roskovec kanë ndërhyrë në terren për heqjen e pemëve të rrëzuara dhe pastrimin e rrugës, me synim normalizimin e qarkullimit. Deri në këto momente përveç pemëve të rrëzuara nuk janë raportuar dëme të tjera materiale si pasojë e stuhisë. Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga moti i paqëndrueshëm./ZËRI
Burimi:
zeri.ai