Stuhi e fuqishme në Spanjë, përmbytjet izolojnë disa zona në Valencia, mbi 100 mijë nxënës pa mësim

Stuhi e fuqishme në Spanjë, përmbytjet izolojnë disa zona në Valencia, mbi 100 mijë nxënës pa mësim

Spanja po përballet me një stuhi të fuqishme të shkaktuar nga fenomeni meteorologjik DANA “Adam”, që ka goditur veçanërisht komunitetin autonom të Valencias. Reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, duke lënë disa zona bregdetare të izoluara dhe duke detyruar autoritetet të ndërmarrin operacione shpëtimi. Në disa zona janë regjistruar deri në 700 litra reshje për metër katror. Ekipet e emergjencës po kryejnë ndërhyrje me varka në Oliva dhe me helikopterë në zona të veriut të provincës së Alicante-s, ku situata është veçanërisht e rëndë. Qeveria rajonale ka urdhëruar kufizimin e lëvizjeve dhe qëndrimin në banesa në 145 bashki të jugut të Valencias dhe veriut të Alicante-s, ku jetojnë mbi 800 mijë persona. Ndërkohë, rreth 100 mijë nxënës në të dyja provincat nuk...