Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Studiuesi i njohur: Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë, por cili është e pari?
Gjuha shqipe, siç është përmendur nga Konica.al një artikull të mëparshëm, është shkruar shumë kohë para dokumentit të parë në gjuhën shqipe. Studiues të shumtë janë marrë me të duke konkluduar në përfundime të ndryshme. Por, studiuesi dhe albanologu i njohur G. fon Hahn harton një tezë të veçantë mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj. Sipas tij, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e pellazgëve e cila shkruhej me një alfabet me 52 shenja. Duke studiuar këtë alfabet i cili gjendet në disa fragmente të ungjijve që janë gjetur në qytetin e Elbasanit, Hahn parashtron një pyetje: “A është ky alfabet i vjetër apo i ri?”. Përgjigjja që ai i jep kësaj pyetje bashkë me argumentimin përkatës jepet në librin “Popullsia, gjuha dhe letërsia shqiptare”...