Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm
Studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për rënien e mbështetjes ndaj Presidentit amerikan Donald Trump dhe Partisë Republikane, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Për të sondazhet e fundit tregojnë një situatë të vështirë për republikanët, ndërsa Trump rrezikon të regjistrojë nivele historikisht të ulëta të besueshmërisë përpara zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit. “Presidenti Trump është ndoshta presidenti i parë amerikan me numrin më të ulët të mbështetjes në zgjedhjet e mesmandatit”, deklaroi Tare, duke iu referuar të dhënave të sondazheve të fundit. Sipas studiuesit, sinjale të rëndësishme për ndryshimin e balancave politike po vijnë edhe nga disa shtete tradicionalisht republikane. Ai përmendi Kansasin dhe Teksasin si dy prej zonave ku demokratët mund të kenë mundësi të shënojnë fitore, ndërsa vëmendje...
Burimi:
kohajone.com