Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël, veçanërisht në disa zona të rëndësishme që lidhen me lëvizjen, të nxënit dhe rregullimin e emocioneve, sipas një studimi të ri. Studiuesit thanë se këto ndryshime, të konstatuara për herë të parë që në moshën një-vjeçare, mund të çojnë në vështirësi njohëse kur fëmijët të nisin shkollën, raporton The Guardian. Më shumë se një e treta e grave shtatzëna në mbarë botën vuajnë nga anemia, një gjendje që zakonisht shkaktohet nga mungesa e hekurit dhe karakterizohet nga një numër më i ulët se normalja i qelizave të kuqe të gjakut në organizëm. Simptomat përfshijnë lodhjen, vështirësinë në frymëmarrje dhe marramendjen. Shkallët më të larta të anemisë regjistrohen në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë...