Studentët zhvendosen te Ministria e Arsimit dhe nisin ‘aksionin’ me pllaka e gurë, dritaret e godinës të ‘blinduara’
pamje nga protesta TIRANË- Protestës së studentëve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët prej paradites së sotme protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar nëpër kryeqytet dhe janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar sërish. Disa të rinj kanë nisur të shkulin pllakat e trotuarit dhe t’i hedhin në drejtim të godinës së institucionit. Ndërkohë, në katin e parë të ministrisë janë vendosur mbrojtëse hekuri. Në përgjigje të situatës, policia ka aktivizuar autobotin e ujit për të shpërndarë turmën. Më herët, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht thirrjes së përsëritur të kryeministrit, protestuesit kanë këmbëngulur se dorëheqja e tij është kusht i panegociueshëm./ZËRI
Burimi:
zeri.ai