Studentët shkulin sërish kangjellat dhe gjuajnë me pllaka guri, Policia qëndron brenda godinës. Bizneset ulin qepenat

Studentët shkulin sërish kangjellat dhe gjuajnë me pllaka guri, Policia qëndron brenda godinës. Bizneset ulin qepenat

Studentët nga të gjitha Universitetet e Tiranës, ndodhen këtë të mërkurë përballë Ministrisë së Arsimit. Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin edhe derën e Ministrisë Arsimit, duke e sulmuar me kangjella, të cilat po i shkulin pandërprerë. Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu ende s’janë kundërpërgjigjur dhe po qëndrojnë brenda perimetrit të godinës. Ndonëse protesta ishte njoftuar të niste në orën 14:00, demonstrata nisi shumë më herët. Studentët e Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, Fakultetit të Drejtësisë, Ekonomiku, Filologjikut, të Shkencave të Natyrës janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia. Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” i janë bashkuar bojkotit. Ata kanë ndërprerë mësimin dhe kanë...