Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit. Pas protestës së sotme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, duke paralajmëruar vijimin e tubimeve. Protesta e radhës pritet të zhvillohet në të njëjtin vend, ku studentët do të mblidhen për të shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.
Burimi:
gijotina.com