Studentët e Universitetit të Prishtinës fitojnë garën ndërkombëtare të debatit në Itali
Studentët e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës kanë fituar garën ndërkombëtare të debatit “Botta e Risposta”, e mbajtur në Padova të Italisë, ku morën pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës. Lajmin e ka bërë të ditur Fitim Uka, i cili përmes një publikimi ka shprehur krenarinë për suksesin e studentëve që përfaqësuan Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Ekipi fitues përbëhej nga katër studentët Dardan Bytyqi, Eraa Morina, Jona Olloni dhe Flandra Hasani, të cilët, pas një rrugëtimi të suksesshëm, arritën të triumfojnë në mesin e përfaqësuesve nga vende të ndryshme. Uka e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të potencialit të të rinjve kosovarë dhe të kontributit që ata mund të japin në botën akademike, duke theksuar rëndësinë e promovimit...
Burimi:
kultplus.com