Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Lajmin e ndau ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin dhe vlera e financimit kap shifrën e rreth 1 miliardë lekëve nga buxheti i shtetit. Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. “Si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social! Me një vlerë...