Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Strapacimi fizik i Interit, ka luajtur 15 mijë minuta më shumë se Napoli. Lautaro, më i “shtrydhuri”
👁2568
Mos guxoni të flisni për lodhje. Simone Inzaghi nuk do ta dëgjojë më këtë fjalë. Ai mendon si të mëdhenjtë e Europës, që zgjedhin të luftojnë në të gjitha frontet. E megjithatë, shifrat janë të qarta, në disa aspekte edhe tronditëse. Duke mbledhur minutazhin e të gjithë lojtarëve të Interit, të aktivizuar në kompeticione të ndryshme nga trajneri nga Piacenza, shkruan edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, arrihet në një total prej 50.417 minutash. Nëse bëhet e njëjta llogaritje për skuadrën e Napolit, totali është shumë më pak, 35.640 minuta aktivizim. Pra, zikaltrit kanë luajtur rreth 15 mijë minuta...