Burimi:
Lajme.al

Stop për Gjadërin/ Italia shtyn nisjen e emigrantëve drejt Shqipërisë, ja arsyeja
👁4161
Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri është shtyrë me të paktën 24 orë. Sipas burimeve për agjensinë e lajmeve ANSA, mëngjesin e sotëm, autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë nesër, në të njëjtat orare: rreth orës 15:00, anija e parë me 15 emigrantë në bord. Megjithatë, në mbrëmje, rreth orës 19:00, mbërriti anija e dytë, me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth dyzet, e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.