Steve Jobs, njeriu që ndryshoi botën e teknologjisë
Më 5 tetor 2011, në moshën 56-vjeçare, u nda nga jeta Steve Jobs, bashkëthemeluesi i Apple dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e teknologjisë moderne. Steven Paul Jobs lindi më 24 shkurt 1955 në San Francisko, SHBA. Ai u adoptua nga Paul dhe Clara Jobs dhe u rrit në Kaliforni. Që në rini u interesua për elektronikën dhe teknologjinë, pasion që më vonë do ta kthente në një karrierë të jashtëzakonshme. Në vitet e para të punës së tij, Jobs u bë pjesë e themelimit të Apple, së bashku me Steve Wozniak. Kompania do të shndërrohej më vonë në një prej kompanive më të mëdha dhe më me ndikim në botë. Kompjuteri Macintosh, i prezantuar në vitet ’80, ishte një prej produkteve...
Burimi:
kultplus.com