Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Stërvitja e çuditshme e Etrit Berishës! Në jetën e shfrenuar të Stokholmit bënte vrap në darkë: Disa të pirë bënin shaka me mua
Etrit Berisha po përjeton “jetën e dytë”! Një tjetër shans i është dhënë portierit shqiptar dhe ai e ka shfrytëzuar atë më së miri. Berisha eleminoi Anderlehtin nga Europa me dy penallti të pritura në 11-metërsh dhe me një tjetër penallti të shënuar. Te Hacken, të gjithë flasin për Etrit Berishën. Portieri i Kombëtares qëndroi pa ekip për shumë kohë, por në një intervistë për mediat në Suedi, Berisha ka treguar se çfarë ka bërë gjatë kohës që ishte pa ekip.Stërvitja vazhdonte, madje ishte edhe pak e çuditshme. Në orën 10 të mbrëmjes, në mesin e Stokholmit që ka jetë nate të shfrenuar, Berisha lidhte fort atletet dhe dilte për të vrapuar. Disa shkëmbenin edhe batuta pasi ishin “ngrohur” pak nga pija dhe pasi një...