Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Stema shqiptare në tabelën heraldike të Millan A. Simiqit (FOTO)
Anëtari i rregullt i Druzhevstvo Srbie Slovesnosti nga Beogradi, Millan A. Simiq hartoi dhe vizatoi afro vitit 1851 një tabelë heraldike në të cilën u paraqitën të gjitha stemat a atyre krahinave ballkanike ku dikur kanë jetuar sllavët e Jugut. Simiqi ka qenë nën ndikimin e madh të Stematografisë së Zhefaroviqit prej kah i mori pothuaj të gjitha stemat, vetëm se tabelës së tij heraldike i dha një kompozicion plotësisht të ndryshëm e të ri. Kjo tabelë luajti rol pozitiv për shkak se përhapej njohja e stemave midis të gjithë sllavëve të Jugut e për shkak se qe shumëzuar në mënyrë litografike. E shumëzonte njëfarë piktori Milivoj Nenadoviq, e i njohur më mirë me ermin Mosha moleri dhe kah viti 1815 e shpërndante e e shiste nëpër Serbi, Bosnje,...