Stefa kritikon klubet e Superiores: Edhe dyqanët e celularëve i konkurojnë klubet tona
Emisioni “MegaSport” ka nisur sezonin e ri në “A2 CNN Albania”. Pjesë e panelit mbrëmjen e sotme ishte edhe Gjergji Stefa. Gazetari ka kritikuar ekipet e kampionatit shqiptar për një menaxhim të dobët. Sipas tij klubet shqiptare nuk i shfrytëzojnë rrjetet sociale për marketing, teksa shton se edhe dyqanët e celularëve i konkurojnë në këtë pjesë. “Ka një statistikë të INSTAT-it që thotë se shqiptarët janë populli me ‘social netëork’-dashës në Europë. Që do të thotë se 95% e shqiptarëve mbi 16-vjeç përdorin rrjetet sociale në mënyrë sistematike. Madje 65% e bizneseve e kanë përqendruar strategjinë e tyre të marketingut në Shqipëri në rrjetet sociale. Janë miliarda euro që biznese të mëdha apo të vogla shpenzojnë për të promovuar produktet e tyre. Problemi është që...
Burimi:
sportekspres.com