Të mëdhatë në fushë, sot katër duele në dy fasho oraresh

Të mëdhatë në fushë, sot katër duele në dy fasho oraresh

‘Euro 2024’ përfundoi për Shqipërinë e Silvinjos por jo për kombëtaret e tjera që vijojnë garën në Gjermani.
Kështu sot në orën 18:00 dhe 21:00 do të zhvillohen katër takime respektivisht në Grupin D dhe C.
Në Grupin D (18:00) radha e sfidave të fundit të kësaj faze për Holandë-Austri dhe Francë-Poloni. Grupi kryesohet nga Holanda dhe Franca me nga 4 pikë. Ndjek Austria me 3 ndërsa Polonia e eleminuar ka zero pikë.
Ndërkaq në mbrëmje ora 21:00 në fushë zbresin skuadrat: Angli-Slloveni dhe Danimarkë- Serbi. Pas dy takimëve kryeson Anglia me 4 pikë.Danimarkë dhe Slloveni 2 pikë dhe mbyll Serbia me një pikë
Grupi D:
Holandë-Austri
Francë-Poloni
Grupi C:
Angli-Slloveni
Danimarkë- Serbi/Sportiim.al.

Vazhdo leximin
Burimi