Kualifikuese 2026/ Shqipëria provë zjarri në Londër, në fushë 12 kombëtare

Kualifikuese 2026/ Shqipëria provë zjarri në Londër, në fushë 12 kombëtare

Në 20:45 në ndeshjen e parë të Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndeshet me Anglinë në Londër

Angli-Shqipëri tani minutat dhe orët ecin më shpejt teksa në Londër në mitikun Wembley dy kombëtaret e Grupit K nisin zyrtarisht në 20:45 aventurën amerikane 2026.

Një ndeshje që pritet me mjaft interes nga shqiptarët në botë pasi kuqezinjtë përpos faktit se nsin këtë rrugëtim me disa mungesa kanë përballë gjigandët e futbollit europian e botëror. Ndërkohë po sot dy rivalë të tjerë nga grupi i Shqipërisë përballën mes tyre. Bëhët fjalë për duelin Andorra- Letoni.

Sakaq sot do të zbresin në fushë edhe kombëtare të grupëve të tjera të zonës europiane.

Programi i ndeshjeve për sot, kualifikuese botërori 2026:

Grupi K:

Angli- Shqipëri

Andorrë- Letoni

Grupi G:

Maltë- Finlandë

Poloni-Lituani

Grupi H:

Qipro- San Marino

Rumani- Bosnje &Hercegovinë

Vazhdo leximin
Burimi