Kosova niset drejt Murcias (Spanjë), ftohet portieri i Dritës

Kosova niset drejt Murcias (Spanjë), ftohet portieri i Dritës

Pas suksesit në ndeshjen e parë me Islandën 2-1 për play off të Ligës së Kombëve, Kosova ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Dardanët do të nisën pikërisht sot drejt Murcias në Spanjë për t’u ndeshur sërish me islandezët. Këtë herë si udhëtues pikërisht në ndeshjen përcaktuese për të marrë biletën e ngjitjes në Ligën B, parashikuar të zhvillohet më 23 mars.

Sipas FFK-së në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka ecur me programin e detajuar në hotel.

Sidoqoftë tej avantazhit të takimit të vajtjes ekipi i Franko Fodës do ta ketë mision jo të lehtë pasi te grupi i lojtarëve do të ketë edhe dy mungesa. Portieri Aro Muriq dhe Donat Rudhani, nuk do të jenë në dispozicion për shkak dëmtimi teksa portieri i Dritës Faton Maloku është bashkuar me skuadrën./Sportiim.al/

Vazhdo leximin
Burimi