
Dy miqësore për kuqezinjtë e moshave, asnjë gol
👁5342
Kombëtarja U21 barazoi sot me Greqinë 0-0 në miqësoren e parë të marsit, e zhvilluar në stadiumin “Serres Municipal” në Greqi.
Ndërkohë më 25 mars, Shqipëria U21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut U21 në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.
Edhe Kombëtarja shqiptare U19 e drejtuar nga Julian Ahmataj luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U19. Testi i luajtur në stadiumin “Skënderbeu” u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Mbetet për t’u parë nëse në miqësoren e dytë këto dy kombëtare moshash do të prodhojnë gola. Shqipëri U19 – Maqedoni e Veriut U19 do të luhet më 23 mars, në orën 12:00, po në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Vazhdo leximin
Burimi