Brazili triumfon në shtesë me Vinicius, fiton edhe Paraguai

Brazili triumfon në shtesë me Vinicius, fiton edhe Paraguai

Brazili mundi Kolumbinë 2-1 në ndeshjet e luajtura mëngjesin e sotëm për kualifikueset për Botërorin 2026 të luajtura në Amerikën e Jugut.

Ndeshja u zhbllokua nga asi i Barcelonës Rafinja në minutën e 6-të me penallti, përpara se sulmuesi i Liverpul, Luis Diaz të përgjigjej me gol në minutën e 41-të. Ndërkohë fitorja për Brazilin erdhi në minutën e 9-të shtesë nga Vinicius.

Një përplasjeje kokë më kokë në minutën e 70-të mes portierit vendas Alison Beker dhe mbrojtësit kolumbian Davinson Sançez krijoji panik të madh. Kryesisht për lojtarin mik që humbi vetëdijen dhe u transportua me barelë.

Ndërkaq Peruja mundi Bolivinë 3-1. Fitore edhe për Paraguain falë golit të Aldarete, në minutën e 60-të ndaj Kilit.

Vazhdo leximin
Burimi