Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë pasi ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti. I njohur ndryshe edhe si “Kapiti”, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Mehmeti ka luajtur në vitet ’70 për Prishtinën, ndërsa pati karrierë edhe si trajner te kryeqytetasit. Te Prishtina u emërua teknik i skuadrës, pikërisht në vitin 2012. Në Kosovë ndërkohë është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”. Gjatë karrierës së tij kontribui po ashtu te Hamburgu në Gjermani si zëvendës trajner.  
Burimi: Sot.com.al