Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri+Foto)
Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires. Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët. Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të...