ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria
Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar për Vizion Plus edhe nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Brazilianit i përfundonte kontrata në muajin korrik, por palët kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin. Në orën 10:00, këtë të martë, në “Shtëpinë e Futbollit” do të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares. Braziliani Sylvinho e mori drejtimin e Shqipërisë në shkurt të vitit 2023 pas largimit të italianit Edy Reja! Nën drejtimin e Sylvinhos dhe ndihmësve të tij, Zabaleta dhe Doriva, Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në një Kampionat Europian në vitin 2024 dhe shkoi deri në play-off-in e Kupës së Botës, teksa u mund në duelin gjysmëfinal kundër Polonisë në...
Burimi:
vizionplus.tv