Zyrtare: Real Madrid paraqiti dje ofertën 150 milionëshe për sulmuesin, përgjigjja e fqinjëve ishte negative
Florentino Perez e ka mbajtur premtimin e tij të fushatës. Presidenti i rizgjedhur së fundmi i Real Madrid, njoftoi se të martën (dje) do të paraqiste një ofertë prej 150 milionë eurosh për një emër të madh në futbollin evropian. Misteri u zgjidh së fundmi: “Galáctico” në fjalë është Julian Alvarez, sulmuesi i Atlético Madrid. “Real Madrid CF njofton se, pas mbledhjes së sotme të Bordit të Drejtorëve, ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për Atlético Madrid për të drejtat e federimit të lojtarit Julian Alvarez“, thuhet në deklaratën e publikuar nga Blancos. Një veprim sensacional, i cili menjëherë shkaktoi entuziazëm në tregun spanjoll të transferimeve, veçanërisht duke pasur parasysh natyrën delikate të situatës: është një marrëveshje midis dy klubeve rivale në kryeqytet....
Burimi:
telesport.al