Zyrtare! Një holandez merr drejtimin e kombëtares belge, kontratë deri në vitin 2028
22 Korrik 2026 9:30 Telesport Mark Van Bommel është trajneri i ri i ekipit kombëtar belge të futbollit. Holandezi ka një marrëveshje deri në qershor 2028, duke zëvendësuar Rudi Garcia pas eliminimit të ekipit në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Spanjës. Trajneri 49-vjeçar është në përvojën e tij të parë në krye të një ekipi kombëtar. Si trajner, ai ka drejtuar tri ekipe në karrierën e tij: PSV Eindhoven, Wolfsburg dhe Royal Antwerp, por që prej vitit 2024 ka qenë pushim. Fakti që ka drejtuar ekipin e Royal Antwerp në kampionatin belg i jep atij një lloj garancie në këtë detyrë, pasi e njeh mirë këtë kampionat edhe pse shumica e yjeve luajnë në kampionatet elitare të Europës.
Burimi:
telesport.al