Zyrtare/ Carlo Ancelotti rinovon me Brazilin deri në Botërorin 2030
Carlo Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Brazilit edhe për disa vite të tjera. Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin italian deri në vitin 2030, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës deri në Kupën e Botës së ardhshme. Në një deklaratë publike, CBF bëri të ditur se marrëveshja e re katër vjeçare pasqyron besimin e plotë në punën e Ancelottit dhe në projektin që ai ka ndërtuar që nga marrja e detyrës në maj të vitit 2025. Që prej ardhjes së tij, tekniku italian është shndërruar në një figurë kyçe për kombëtaren braziliane, duke sjellë stabilitet dhe një vizion të qartë për zhvillimin e ekipit. Bashkëpunimi i tij me strukturat e federatës është vlerësuar si...
Burimi:
sot.com.al