Zvicra mposht bindshëm Algjerinë dhe kualifikohet për fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës

Zvicra mposht bindshëm Algjerinë dhe kualifikohet për fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës

Breel Embolo dhe Dan Ndoye shënuan nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes, duke i dhënë Zvicrës fitoren 2-0 ndaj Algjerisë dhe kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës FIFA, të enjten në Vankuver të Kanadasë. Embolo zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa Ndoye dyfishoi epërsinë vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë. Me këtë fitore, Zvicra ruajti serinë pa humbje në turne, pasi në fazën e grupeve regjistroi dy fitore dhe një barazim, duke e mbyllur Grupin B në vendin e parë. Në fazën e 1/8 së finales, Zvicra do të përballet të martën, po në Vankuver, me fituesen e përballjes mes Kolumbisë dhe Ganës, me synimin për të siguruar një vend në çerekfinale për herë...