Zverev thyen tabunë, mund Cobolli në finalen e Roland Garros dhe fiton grand slam-in e parë në karrierë

Zverev thyen tabunë, mund Cobolli në finalen e Roland Garros dhe fiton grand slam-in e parë në karrierë

Tenisti gjerman Alexander Zverev më në fund ia doli mbanë. Pas tri përpjekjesh të dështuara, numri 3 në botë për meshkuj, arrin të fitojë një grand slam në karrierën e tij, atë të Roland Garros, turneun më të rëndësishëm të fushave me dhé. Në finalen e luajtur në Paris, pas një beteje që zgjati më shumë se 4 orë, Zverev mundi 3-2 italianin Flavio Cobolli, në një ndeshje epike, me rivalitet dhe emocione. Dy herë gjermani kaloi në avantazh, duke fituar 6-1 setin e parë dhe 6-4 setin e tretë. Gjithsesi, Cobolli, numri 14 në botë dhe surpriza e këtij turneu, nuk u dorëzua. Italiani fitoi 6-4 setin e dytë dhe 7-6 setin e katërt, duke shtyrë gjithcka për në setin final. Një set ku...