Zinedine Zidane emërohet zyrtarisht në krye të përfaqësueses franceze, kontratë 4-vjeçare për të drejtuar “gjelat”

Zinedine Zidane emërohet zyrtarisht në krye të përfaqësueses franceze, kontratë 4-vjeçare për të drejtuar “gjelat”

Adriatik BALLA Zinedine Zidane do të jetë në krye të Francës për katër vjet, deri pas Botërorit 2030. Ai zëvendëson Didier Deshampsin. Zidane e fillon zyrtarisht punën më 1 gusht, ndërsa fillimisht do ta drejtojë Francën në kampanjën në Ligën e Kombeve. “Shpesh kam thënë se nuk ka asgjë më të madhe se ekipi përfaqësues i Francës. Kështu që është kënaqësi dhe qartë burim i madh krenarie të bëhem përzgjedhës i Francës. Është po ashtu përgjegjësi. Dua të falënderoj presidentin Philippe Diallo, Komitetin Ekzekutiv dhe Federatën e Futbollit të Francës për besimin. Jam mirënjohës për 14 vjetët në shërbim nga Didier dhe stafi i tij. Po ashtu kam mendime të veçanta sot për të gjithë trajnerët e mi. Kam ambicie të mëdha me Francën”, ka...