Zhegrova nuk është si Openda… Do të ketë një shans të dytë te Juventusi, pavarësisht sezonit zhgënjyes

Zhegrova nuk është si Openda… Do të ketë një shans të dytë te Juventusi, pavarësisht sezonit zhgënjyes

Verën e kaluar, afrimi i Edon Zhegrova ishte një nga transferimet që entuziazmoi më shumë tifozët e Juventusit. Fantazia dhe teknika e tij, pavarësisht dëmtimit që ndikoi sezonin e kaluar dhe atë të sapopërfunduar, krijuan pritshmëri të mëdha. Në mendjen e tifozëve mbeti edhe barazimi 1-1 mes Lille dhe Juventusit në nëntor 2024, kur kosovari vuri në vështirësi Juan Cabal. Megjithatë, sezoni rezultoi zhgënjyes: 27 paraqitje, shumica si zëvendësues, dhe asnjë gol. Fillimisht u kushtëzua nga problemet fizike dhe mungesa e formës, ndërsa më pas provoi disa herë të linte gjurmë, por pa sukses në momentin vendimtar. Drejtori Damien Comolli deklaroi: “E kuptoj frustrimin e tij. Më tha: ‘Po ta kisha shënuar atë gol, ndoshta do të kishte ndryshuar sezoni dhe karriera ime’. I thashë:...