Zbulohet trajneri i ri i Kombëtares

Zbulohet trajneri i ri i Kombëtares

Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Italiani do të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi. 62-vjeçari ka qenë edhe futbollist, shumicën e karrierës e ka kaluar me Chievo-n. Më pas ka drejtuar klube të Serie B, si Varese, Catania dhe të tjera. Gjatë prezantimit të Maran, Presidenti i FSHF, Armando Duka, falënderoi Sylvinhon për atë që ka bërë me Shqipërinë, por tha se cikli i tij ishte mbyllur. “Është një trajner me përvojë”, tha Duka. “Objektivat tanë mbeten vendi i parë për në Nations League dhe kualifikimi për në Europianin e vitit 2028”.