Te Juventus nuk gjen hapësira, Zhegrova mund të përfundojë te rivalët e bardhezinjve
28 Gusht 2026 12:00 Telesport Tregu i transferimeve të Lazio mund të japë ende disa lajme në ditët e fundit të merkatos së verës. Matteo Cancellieri është në krye të listës për lojtarët që largohen, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gattuso. Nëse ai do të largohet, atëherë Lazio do të synojë një zëvendësues dhe sipas mediave italiane ai është Edon Zhegrova. Klubi kryeqytetas e konsideron atë një opsion të rëndësishëm rë sulmin. Zhegrova nuk është zgjedhje e parë te Juventus dhe trajneri Spalletti nuk e sheh titullar edhe pse bardhezinjtë po kërkojnë një “numër 9”. Për këtë arsye, kosovari mund të përfundojë te Lazio, ku mund të luajë më snhumë.
Burimi:
telesport.al