Zbulohet se kush ishte njeriu që hoqi kartonin e kuq të Balogun dhe çuditi futbollin, e mori vendimin vetë dhe nuk pyeti njeri
Diskutimi rreth Folarin Balogun vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të Kupës së Botës 2026. Së fundmi është zbuluar se vendimi për të pezulluar dënimin e sulmuesit amerikan nuk u mor nga i gjithë Komiteti Disiplinor i FIFA-s, por vetëm nga kryetari i tij, Mohammed Al-Kamali. Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit, pasi procedurat e zakonshme parashikojnë që raste të tilla të shqyrtohen nga një panel më i gjerë. Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, çka normalisht do ta linte jashtë sfidës së fazës me eliminim direkt kundër Belgjikës. Megjithatë, FIFA vendosi të shtyjë zbatimin e pezullimit për një periudhë prove njëvjeçare, duke i dhënë mundësi sulmuesit të ishte...
Burimi:
sportekspres.com