Zbulohet plani i Flick, ja arsyeja pse e kërkoi me patjetër transferimin e Adeyemi
9 Korrik 2026 18:01 Telesport Tashmë mund të quhet e përfunduar, por mungon vetëm prezantimi zyrtar. Karim Adeyemi do të transferohet te Barcelona, për një shifër që mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. Transferimi i Adeyemi te katalanasit mund të quhet një lëvizje disi surprizuese për tifozët, por jo për Hansi Flick. Arsyeja kryesore për nënshkrimin e Karim Adeyemi është shkathtësia e tij e jashtëzakonshme në të tretën e fundit të fushës. 24-vjeçari gjerman mund të luajë natyrshëm si anësor në të dyja krahët dhe madje edhe si qendërsulmues në tranzicione të shpejta. Ideja e Flick, është se ardhja e Adeyemi përveçse do të shtojë konkurrencën në repartin sulmues, do të ndryshojë edhe lojën e Barcelonës, në pjesën e fundit të ndeshjes, ku aktivizimi...
Burimi:
telesport.al