Ylli i Serie A, mesazh final klubit: Dua vetëm Manchester United
24 Maj 2026 13:58 Telesport Ederson duket se do të zyrtarizohet te Manchester United brenda pak ditësh. Klubi anglez dhe Atalanta po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes. Vlera bazë e transferimit besohet të jetë rreth 34 milionë paundë. Sigurisht, janë parashikuar bonuse të majme sipas performancës së lojtarit. 26-vjeçari i ka bërë të qartë agjentit të tij se “dëshiron vetëm United”, diçka që ka forcuar pozicionin negociues të klubit anglez. Atalanta e ka marrë mesazhin dhe e ka pranuar.
Burimi:
telesport.al