Ylli i “reds” rinovon kontratën me Liverpool deri në vitin 2031, javën e ardhshme konfirmimi zyrtar
17 Korrik 2026 14:00 Telesport Dominik Szoboszlai ka pranuar: Mesfushori hungarez do të mbetet te Liverpool pasi ka rënë dakord me ofertën e klubit anglez për të zgjatur kontratën e tij për pesë vjet. Pra, ajo do të shtyhet deri më 30 qershor 2031. Një marrëveshje verbale është arritur midis palëve, që do të thotë se trajneri i ri, Andoni Iraola, do të jetë përsëri në gjendje të mbështetet në një nga shtyllat e historisë së kohëve të fundit të Reds. Mediat sqaruan se lojtari do të mbetet në qendër të projektin të Liverpool. 25-vjeçari dhe “reds” ende po punojnë për detajet e fundit para se të nënshkruajnë një kontratë të re, e cila do ta mbrojë Szoboszlain nga çdo thashethem i mundshëm transferimi.
Burimi:
telesport.al